Grida Duma tregon tiparet kryesore të Ramës si kryeministër

Kishte kohë që Grida Duma nuk dilte nga foltorja e selisë blu. Sot Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD është shfaqur duke bërë një portret politik të kryeministrit Edi Rama. Disa prej fjalëve me të cilat ajo etiketoi kryeministrin janë: kopjac i bankës së fundit, mashtrues, kryeministri më i korruptuar në Ballkan. Lexoni më poshtë deklaratën e Dumës:

“Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që nuk mbajti as edhe një nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet.

Ai do të mbahet mend si mashtrues i pashoq. Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur, premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion, premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato.

Edi Rama është turisti më i pasur i vendit, dhe në dy vitet e qeverisjes, 162 ditë i ka kaluar jashtë, në hotele me 5 yje, duke shpenzuar qindra mijëra euro nga taksat e qytetarëve, në udhëtime që nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin, por vetëm të ardhura për xhepin e tij.

Edi Rama njihet si një kopjac i bankës së fundit, pasi merr propozimin e z.Basha për pullën e pagesës së taksës për biznesin e vogël, i ndërron emrin, dhe e paraqet si të tijën. Sërish duke mashtruar.

Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe dokumenti i punës së OSBE tregon se ai gëzon 200 milionë euro pasuri që e ka strehuar në vendet OFF-SHORE, përmes vëllait të tij.

Edi Rama po shton çdo ditë miliardat për vete, dhe pas çdo tenderi qëndron një papul ose një carapul i tij.

Edi Rama është kryeministri i një qeveria të rënë, që po shtyn ditët në agoni e mbërthyer nga krimi, vjedhjet dhe mashtrimet,” u shpreh Duma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button