Arsimtarë e shkollës “Panajot Ginovski” tani më 10 vite kërkojnë zëvendësdrejtor shqiptar

Arsimtarët shqiptarë të shkollës fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit në Shkup disa herë kanë kërkuar zëvendës drejtor shqiptarë pasi që më shumë se gjysma e nxënësve janë shqiptarë, por kërkesa e tyre nuk është miratuar.

Përfaqësuesi i këshillit të arsimtarëve shqiptarë në këtë shkollë, Selajdin Hamidi bën të ditur për Portlab se që nga viti 2005 po bëhet një kërkesë e tillë, po që ajo po has në vesh të shurdhër.

“Tani u bënë dhjetë vite që nga hera e parë kur filluam të kërkojmë zëvendës drejtor shqiptarë në këtë shkollë. Dhe jo vetëm kaq, nxënësit shqiptarë janë më shumë se gjysma dhe me ligj na takon por ja që deri para disa muajve ne edhe në administratë nuk kishim asnjë shqiptar”, tha Hamidi.

Ai shton se në numër nxënësit shqiptarë 60 më shumë se maqedonasit dhe të paktën zëvendës drejtor duhet të kenë shqiptarë, kurse shkolla numëron rreth 700 nxënës.

“Lëre që nuk kemi zëvendës drejtor shqiptar që na takon me ligj, sepse jemi numër i  madh i nxënësve por gjithashtu edhe në administratën e shkollës nuk ka asnjë shqiptarë”, shtoi Hamidi.

Ai shtoi se numri i nxënësve shqiptarë shkon duke u rritur nga viti në vit, kurse i atyre maqedonas shkon duke u pakësuar.

Sa i përket ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Hamidi tha se ende nuk kanë bërë kërkesë për ndonjë takim, por që një gjë e tillë mund të behët në të ardhmen e shkurtër.

Nga ana tjetër Komuna e Butelit thotë se është bërë kërkesë por që Ministria e Financave e ka refuzuar, kurse nga MASH për Portalb sqarojnë se procedura shkon nga kërkesa e drejtorit, tek komuna dhe më pas në MASH për shqyrtim, por një kërkesë e tillë nuk është bërë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button