Udhëzime nga stilistet: Këto rregulla duhet të ndiqni kur të blini një pallto

Një nga stilistet më të famshme të Hollywood-it Cristina Ehrlich na jep udhëzime se si duhet të zgjidhni pallton e përshtatshme

Kur afrohet dimri, blerja e palltove është investimi më i madh që mund të bëni në veshje. Për këtë arsye duhet të mendoheni mirë. Pritshmëritë janë që t’a keni për një kohë sa më të gjatë sesa vetëm për një sezon.

1- Shmangni trendet
Qëllimi është që të bëni një investim praktik dhe jo diçka të veçantë që vishet vetëm një herë. Palltot e qëndrueshme që ju i shihni në rrugë si palltot e mëdha të Celine ose ato të Mary Katrantzou janë mirë, por filloni me diçka bazike.

2- Zgjidhni ngjyra palete neutrale
Një pallto e zezë ose blu e errët do të funksionojë gjithmonë por mund të tentoni diçka më të veçantë. Përpiquni të gjeni një ngjyrë gri, kafe e hapur, jeshile ushtarake ose krem.

3- Zgjidhni një siluetë që është e përshtatshme për të gjitha rastet
Për një investim sa më të mirë, gjeni një pallto me rrip tek beli dhe me një jakë të bukur. Rripi krijon forma që mund t’i përshtatni me një fustan, kostum, me fund tub dhe bluzë. Nëse keni një pallto si mantel, provoni disa kopsa të këndshme.

4- Qëndroni tek palltot me krah elegant
Tentoni palltot që nuk janë shumë të ngushta tek krahët, në rast se do të keni edhe veshje të tjera poshtë saj.

5- Kini parasysh gjatësinë
Anoni nga palltot që janë deri tek gjuri ose pak mbi gju, shkruan Anabel. Palltot e gjata janë të bukura dhe shik, por ato nuk janë funksionale në rast se punoni shumë orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button