Si gënjeshtra mund të shpëtojë lidhjen tuaj?

Shumica e njerëzve mund të bien dakord se gënjeshtra është absolutisht e dëmshme, kur kemi të bëjmë me lidhjet. Në situatën më të keqe, të kapesh duke gënjyer do ju sigurojë se nuk jeni më në lidhje me atë person.

Në situatën më të mirë, shkakton tension. Pa marrë parasysh se sa mirë gënjeni, gënjeshtra zakonisht përfundon keq. Mirëpo kërkimet e reja tregojnë se gënjeshtra mund të jetë një faktor i rëndësishëm në mbajtjen e lidhjes.

Me fjalë të tjera, gënjeshtra për atë se sa shumë ju pëlqen fanella e re është pro-sociale, ndërsa gënjeshtra për mesazhet e dyshimta është anti-sociale.Gënjeshtrat pro-sociale thuhen sepse nuk dëshirojmë të lëndojmë ndjenjat e personave tjerë, ndërsa ato anti-sociale thuhen për të fituar avantazh apo për të fshehur ndonjë gabim të bërë. Edhepse në përgjithësi popullata e percepton gënjeshtrën si dukuri negative, të gënjesh ndonjëherë është e pranueshme. Duke përdorur një model matematik, është bërë një studim i cili zbuloi se balansimi i sinqeritetit dhe gënjeshtrës është thelbësore për të mirëmbajtur ambientin harmonik.

Andaj, herën e ardhme kur pyeteni për nje gjë që nuk është me rëndësi për ju, por nuk ju pëlqen, megjithatë është e rëndësishme për partnerin, gënje!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button