Pritet të vazhdojnë bisedimet edhe me dyer të mbyllura

Edhe pse zyrtarisht, nuk ka bisedime mes katër partive, në Klubin e Deputetëve sot vërehen lëvizje, njofton Telma.

Sipas këtij burimi, tregues për këtë janë veturat e parkuara dhe dalja e anëtarëve të caktuar të grupeve të punës herë pas herë nga zyrat. Jozyrtarisht mësohet se partitë po mundohen t’i afrojnë qëndrimet të paktën për të ashtuquajturat çështje më të lehta si për Komisionin anketues si dhe për ligjin për “bombat” kurse më të vështira duket të jenë çështja e ligjit të Qeverisë dhe kompletimi i prokurorisë speciale. Situata vazhdon kështu përderisa ndërmjetësi Piter Van Haute është në Bruksel. Partitë thonë se këto ditë janë kyçe sepse për të gjithë është i rëndësishëm Raporti i Komisionit Evropian. Problemi kryesor vazhdon të jenë ingerencat e ministrave të propozuar nga LSDM dhe e drejta e vetos nga zv. ministrant e qeverisë së ardhshme kalimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button