Greqi, shpëtohen mbi 1.400 migrantë gjatë fundjavës

Roja bregdetare greke njofton se gjatë kësaj fundjave ka patur 39 aksione të ndara në pjesën lindore të Detit Egje, në të cilën janë shpëtuar mbi 1.400 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përskaj kushteve të përkeqësuara klimatike fluksi i refugjatëve, të cilët ikin në Evropë nga konfliktet dhe varfëria në Azi dhe Afrikë, nuk ndalet. Stuhitë e fuqishme gjatë kësaj fundjave trazuan Detin Egje, dhe se roja bregdetare e Greqisë kishte shumë punë.

Në afërsi të ishujve grek Lesbos, Samos, Farmakonissi, Kalimnos, Kalolymnos, Symi dhe Rodos që nga e premtja në mëngjes deri të hënën në mëngjes roja gregdetare ka shpëtuar 1.431 migrantë.

Javën e kaluar gjatë kalimit të Detit Egje jetën e humbën më shumë se 70 persona, mes të cilëve edhe shumë fëmijë. Deri tek fatkeqësia ka ardhur kur anijet e trafikimit me refugjatë janë përmbytur apo fundosur në detin e trazuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button