Lesbos, nuk ka hapësirë për varrimin e refugjatëve që kanë humbur jetën në Mesdhe

Kryebashkiaku i Lesbosit, Spyros Galinos sot tha se në ishull nuk ka më hapësirë për varrimin e refugjatëve të vdekur në fatkeqësitë me varka në Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Galinos në një intervistë për radion greke Vima tha se në morgun e ishullit ndodhen 50 kufoma për të cilat ende nuk ka asnjë vend ku ata do të mund të varroseshin. Sipas tij, janë përshpejtuar procedurat me autoritetet lokale për përdorimin e varrezave të qytetit për varrimin e refugjatëve.

Mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut në muajt e fundit kanë vdekur në rrugëtimin e tyre drejt Evropës.

Deti Mesdhe kështu u bë “rruga vdekjeprurëse” për refugjatët që ikin nga lufta dhe vendet e prekura nga varfëria. Shumë prej tyre nuk i mbijetojnë udhëtimit me gomonet e tejmbushura dhe jo të përshtatshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button