Mesiç: Situata mund të tejkalohet përmes dialogut

Ish presidenti kroat Stipe Mesiç ka komentuar situatën politike në Maqedoni gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Tetovës. Mesiç është i bindur se situata me të cilën përballet Maqedonia, ndodh dhe në shumë vende të tjera, por e rëndësishme sipas tij është tejkalimi përmes dialogut politik, njofton Alsat M.

“Kjo që ndodh në Maqedoni nuk është rast i vetëm. Situata të këtilla ka në të gjitha vendet, dhe pak a shumë janë çështje që duhet ti zgjidh vet shteti, elita politike. Politika patjetër ta zgjidh këtë situatë, pasi e rëndon tej mase jo vetëm Maqedoninë por pothuajse tërë Evropën”, deklaroi Mesiç

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button