Hojte në Bruksel për konsultime shtesë, partitë mbeten të përçara

Marrëveshja e Përzhinos ka disa ditë që është në pauzë. Partitë nuk arritën përparim në bisedime në lidhje me kompetencat që duhet t’i kenë ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj të qeverisë kalimtare. Lehtësuesi në bisedime, Piter van Hojte, pasi vërtetoi se “nuk ka asgjë të re”, fundjavën e kaluar shkoi për konsultime shtesë në Bruksel, transmeton Portalb.

Faktori ndërkombëtarë po bën përpjekje për realizimin e marrëveshjes, ndërkaq në rast mossuksesi të gjitha opsionet janë të hapura. Këtë e ka konfirmuar edhe “katërshi”, pa zbuluar se cili do të jetë plani i tyre B.

Mungesa e përparimit ka ngecur proceset politike, por edhe biznesin. Biznesmenët kanë alarmuar  se gjendja aktuale është duke ndikuar edhe në ekonomi. Kanë reaguar edhe partitë që nuk janë të kyçura në bisedime.

Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike ka cilësuar se palët në negociata po udhëhiqen nga interesat e ngushta partiake dhe në këtë mënyrë po e dëmtojnë shtetin.

“As Zaev me ‘bombat’ s’mund të vijë në pushtet, por as Gruevski dhe partitë tjera në pushtet munden ta fshehin krimin me anë të zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Trajanov, transmeton Portalb.

Përveç ambasadorëve të vendeve me influencë, edhe qeveria gjermane dhe ajo holandeze kanë kërkuar respektimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button