Ish-presidenti Sarkozy akuzohet për trafik droge

Një gjykatë në Marsejë ka urdhëruar që ish-presidentit Nicolas Sarkozy t’i konfiskohen dy telefona celularë, nën dyshimet se ai është përfshirë në një trafik kokaine që kushton 50 milionë euro.

Sarkozy dyshohet se është përfshirë në mesin e trafikantëve, që donin të kontrabandonin 680 kilogramë kokainë nga Republika Domenikane.

Pilotët francezë që janë zënë duke e kontrabanduar këtë sasi të madhe kokaine, kanë thënë se në mesin e tyre janë të përshirë shumë zyrtarë shtetërorë, transmeton Telegrafi.

Journal du Dimanche raporton se Sarkozy-së i janë konfiskuar celularët, për të shikuar të dhënat se ku ishte ai gjatë periudhës mars 2013 dhe mars 2014, kur dyshohet të ketë qenë i përfshirë në rrethin kontrabandues.

Madje, gjykatësi ka kërkuar shqyrtim të hollësishëm të detajeve se në cilat vende ka kaluar presidenti gjatë asaj kohe.

Gjatë asaj periudhe, ai ka fluturuar me aeroplanin e njëjtë, në të cilin është gjetur një pjesë e sasisë së drogës.

Hetimet janë në faza fillestare, ndërsa dyshohet se janë përfshirë një varg zyrtarësh që kanë shërbyer në pozita të larta në Francë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button