Georgievski humb tenderin për ndërtimin e fakulteteve në Shkup

Ish-Kryeministri Ljubço Georgievski ka dështuar në përpjekjen e tij të anulojë tenderin e Ministrisë së Arsimit, në të cilin biznesmeni Orce Kamçev është më mirë i renditur për biznesin 16.8 milionë euro. Komisioni Shtetëror e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e kompanisë së Georgievskit “AGM Edilha” kundër vendimit të ministrisë të cilën e drejton Abdilaqim Ademi, që kompania “Beton” Shtip, të ndërtojë ndërtesa të reja të fakulteteve në Shkup, njofton Alsat-M.

Georgievski u ankua se ai ishte eliminuar në mënyrë të paligjshme dhe se kishte ofertën më të ulët, ndërkohë që Komisioni për Ankesa për furnizime publike mbeti në qëndrimin e Ministrisë se ka pasur lëshime në ofertë.

“Nëse operatori ekonomik nuk e ka dorëzuar ofertën financiare apo e ka dorëzuar pjesërisht, dhe e njëjta është specifikuar në dokumentacionin e tenderit, Komisioni shtetëror vlerëson se ajo paraqet bazë për trajtimin e ofertës së tillë si të papranueshme dhe për të njëjtën nuk duhet të kërkohet në mënyrë shtesë të dorëzohet në fazën e vlerësimit të ofertave për procedurën e lëndës”, thuhet në qëndrimin e Komisionit për Ankesa për furnizime publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button