Polici Afrim Sulejmani kërkon të kthehet në punë

Ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Brendshme lidhur me kërkesën për kthimin në detyrë të policit nga Kumanova, Afrim Sulejmani i cili u arrestua në aksionin e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave. Edhe pse u shpall i pafajshëm në mungesë të provave dhe avokati tij dërgoi kërkesë deri në Ministrinë e Brendshme, pasi ligjërisht i takon kthimi në punë, Sulejmani thotë se ende nuk ka pranuar asnjë informacion nga dikasteri i cili drejtohet nga Mitko Çavkov dhe Zemri Qamili, njofton Alsat-M.

“Avokati im ka lëshuar kërkesë deri në MPB për kthimin tim në punë, por nuk kemi përgjigje, pavarësisht se pafajësia ime doli. Besoj se do të marr një përgjigje pozitive nga MPB-ja. Konsideroj se po zvarritet çështja, jam i pafajshëm dhe duhet me automatizëm të më kthejnë në punë”, theksoi Afrim Sulejmani, polic.

Alsat kërkoi nga Ministria e Brendshme informacione për atë se deri ku ka mbërritur procedura e kthimit në punë të policit Afrim Sulejmani, por nga policia na u përgjigjën se detaje të këtilla mund të kërkojmë të hënën, pasi të dielën nuk mund të kërkohen e as të jepen detaje të këtij karakteri. Nuk është përgjigjur as zv/ministri Zemri Qamili, të cilit gjithashtu i është adresuar kërkesa nga avokati i Afrim Sulejmanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button