Memedi: Të përfundojnë lojrat politike, situata është e rrezikshme

Kryetari i Rrilindjes Demokratike Kombetare (RDK), z.Vesel Memedi, në një intervistë ekskluzive për portalin Drini.mk, flet lidhur me aktualitetin politik në Maqedoni, pozitën e shqiptarëve si dhe mardhëniet e opozitës shqiptare. Opozita shqiptare është e bashkuar, “Aleanca për shqiptarët” së shpejti me veprime konkrete.

Drini.mk: Si e vlerësoni situatën e përgjithshme politike në Maqedoni, është krijuar bindja se ekziston nji problem apo krizë ku protagonistë kryesorë janë LSDM-ja dhe VMRO-ja. Ç’ndodh me shqiptarët dhe politikanët e tyre ? 

Vesel Memedi: Situata e përgjithshme politike në vend mund të karakterizohet si një nga situatat më delikate dhe më komplekse që nga pavarsimi i shtetit e deri më sot. Kjo situatë kërkon angazhim të jashtëzakonshëm të të gjith aktorëve politik në vend në tejkalimin e kësaj krize të thellë politike, sa nuk është shndërruar në krizë të thellë sigurie për vendin dhe rajonin në përgjithësi. Për këtë arsye, të gjith protagonistët duhet sa më shpejtë të përfundojnë me lojërat dhe teatrin politik sepse kjo situatë delikate nuk duron edhe më tutje lojëra të kësaj natyre. Aktorët politik e katër partive politike, pa përjashtime, janë përgjegjësit kryesorë të situatës së krijuar në vend që kanë lejuar, bile edhe shkaktuar, akumulimin e gjith këtyre problemeve për një periudhë më të gjatë kohore. Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë protagonizëm, por për antagonizëm, pavarsisht a bëhet fjalë për parti maqedonase apo shqiptare. Protagonizmi dallon vetëm kur bëhet fjalë për peshën e ofrimit të solucionit të daljes nga kriza, ku vërrehet qartë se roli i dy partive shqiptare është gati se simbolike. Për këtë arsye, kërkohet intervenim urgjent i komunitetit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Drini.mk: Në opinion është krijuar përshtypja sikur RDK tashmë është “në ombrellën” e Lëvizjes së Ziadin Selës. A është RDK-ja juaj në të njejtën vijë me atë të themeluesit të saj z.Rufi Osmani?

Vesel Memedi: Rilindja Demokratike Kombëtare ndodhet në vitin e pestë të ekzistimit të saj dhe gjatë kësaj periudhe kohore është testuar disa herë për potencën e saj në cikle të ndryshme zgjedhore, përkundër gjith manipulimeve zgjedhore, dhe për këtë i gjith opinioni është dëshmitarë. I gjith opinioni është i njoftuar mjaft mirë për potencën e secilit subjekt dhe për këtë nuk ka nevojë për shqetësim për asnjë “ombrellë” sepse koha nuk është me shi. Mentaliteti i të menduarit se një parti politike është nën ombrellë të një partie tjetër politike i takon së kaluarës dhe nuk ekziston në vokabularin e RDK-së. Ky lloj i të menduarit ka qëllim destruktiv dhe vjen nga dashakeq që nuk ia duan të mirën koalicionit të arritur nëmes RDK-së dhe LR-PDSH-së nën ombrellën “Aleanca për shqiptarët.” Destruktiviteti i këtij mendimi argumentohet me vet faktin e koalicionimit të këtyre dy subjekteve politike, edhe pse opinionist të ndryshëm rregullisht akuzojnë për ego individuale të liderëve partiak në arritjen e unifikimit të faktorit politik shqiptarë. “Aleanca për shqiptarët” është dëshmia më e fuqishme kundër gjith opinionistëve se “egoja” e liderëve nuk lejon unifikim forcash. Në të njëjtën kohë, RDK-ja nuk është në pronësi të askujt për t’iu referuar se i takon ndonjë personi, por është në pronësi të njerëzve të vullnetit të mirë, dhe këtë vullnet të mirë të unifikimit të faktorit politik shqiptarë e kemi dëshmuar që në ditët e para të themelimit të RDK-së, dhe për këtë arsye nuk bëhet fjalë për asnjë devijim të këtij rrugëtimi të përcaktuar në platformën dhe programin e RDK-së. RDK-ja ka organe partiake që merr vendime të pavarura, dhe këto organe përbëhen nga themelues të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Drini.mk: Të gjithë opozitarët shqiptarë shprehen të gatshëm për bashkim forcash kundër qeveritarëve, por bashkimi nuk ndodh, madje duket shumë larg. A do lejoni që egoja individuale e opozitarëve ti jap edhe një mundësi BDI-së dhe aleatëve të saj ?

Vesel Memedi: Do të doja t’ju korigjoj në lidhje me pyetjen e juaj për mosbashkimin e opozitës shqiptare, sepse bashkimi i opozitës shqiptare tanimë ka ndodhë dhe kjo e ka emrin “Aleanca për shqiptarët”. Ky bashkim i dy forcave opozitare është argument i mjaftueshëm se nuk ekziston asnjë ego individuale, edhe pse disa media me të madhe akuzojnë se egoja është shkaktari kryesorë i mosunifikimit të faktorit politik opozitar. “Aleanca për shqiptarët” nuk është krijuar “kundër” askujt, por është krijuar “për” shqiptarët, dhe secili që dëshiron të japi kontribut në zhvillimin e kombit shqiptarë mund t’i bashkangjitet kësaj “Aleance” duke krijuar një kontratë të fuqishme që do të lidhet me shqiptarët në përgjithësi. Jepja dhe marrja e “mundësisë” për të dhënë kontribut në zhvillimin e kombit shqiptar nuk ekziston në vokabularin tonë sepse kjo njëmendësi e ekskluzivitetit për të përvetësuar kontributin kombëtarë i takon së kaluarës që ka sjellë dëm të madh për kombin shqiptarë në përgjithësi. Ndërsa, nëse dëshironi që të bëjmë një koncesion të logjikimit të kësaj natyre, atëherë do ta bënim duke dhënë këtë përgjigje në pyetjen tuaj: mjafton që mos e votoni BDI-në dhe aleatët e saj, dhe “mundësia” ndaj tyre eliminohet.

Drini.mk: Ju z.Memedi keni kontakte të afërta. Ku dallon LR-PDSH nga Lëvizja BESA? 

Vesel Memedi: Në lidhje me këtë pyetje, nuk dëshiroj të flasë sepse nuk është pjesë e personalitetit tim që të merrem me subjektet tjera. Unë mund të flas për Rilindjen Demokratike Kombëtare sepse këtë subjekt e njoh më mirë se çdo subjekt tjetër sepse jamë një nga themeluesit e këtij subjekti.

Drini.mk:  Përveç komunikatave në media dhe reagimeve përmes konferencave për shtyp, a ka opozita shqiptare ndonjë plan ose opsion për të ndalur këtë shtypje dhe diskriminim që ju bëhet shqiptarëve në Maqedoni? 

Sëpari, politikën nuk e kuptojm si një akt emocional, por një bazament i fuqishëm në logjik të shëndoshë të manovrimit politik që është thelbësore për veprimin politik, sidomos në situata komplekse të të bërit politik. Situata aktuale politike, ashtu si theksuam edhe më herrët, ndodhet para një momenti me kamuflime mjaft të rrezikshme dhe kjo situatë nuk lejon hapsirë për asnjë veprim emocional. Veprimi politik në ofrimin e planeve konkrete ka efekt vetëm në kushte normale të të bërit politik, ndërsa këto janë kohëra abnormale dhe për këtë arsye është vështirë të flitet për plane normale në kushte abnormale. Duke patur parasysh këtë, “Aleanca për shqiptarët” nuk ka dashtë që të hudh vaj në zjarrin tanimë të ndezur, me qëllim që mos të kontribuoj edhe më shumë në kaosin e krijuar. Opozita mund të bëjë atë që kërkohet nga opozita, të nxjerr në sipërfaqe dështimet e pozitës, duke përfshirë edhe dështimin e diskriminimit dhe mbrotjes së shqiptarëve. Plan për mbrotje nga diskriminimi duhet të ofroj pozita dhe për këtë do të ishte më mirë të pyetet partia në pushtet. Por sidoqoft, “Aeanca për shqiptarët” shumë shpejtë do të dal me hapa konkret jo vetëm në mbrotje nga diskriminimi ndaj shqiptarëve, por edhe ofertë konkrete në zhvillimin e kombit shiptarë në vend duke kulminuar me marrjen e legjitimitetit nga populli shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button