Gjenden 163 trupa nga viktimat e aksidentit ajrorë në Sinai të Egjiptit

Njoftohet se nga rrënojat e avionit Airbus-320 i kompanisë ajrore ruse Kolavia i cili u rrëzua në afërsi së qytetit Arish në veri të Gadishullit Sinai në Egjipt janë nxjerrë trupet e 163 personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i Ministrave të Egjiptit thuhet se “Deri tani në morg kanë mbërritur trupat e 163 vitktimave që humbën jetën në aksidentin ajrorë”.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se forcat e ushtrisë dhe ekipet e ndihmës së emergjencave pranë Ministrisë së Shëndetësisë ndodhen në vendin e ngjarjes. Ekipet ruse të kërkim-shpëtimit janë duke operuar në vendngjarje si dhe në lidhje me ngjarjen theksohet se kanë nisur hetimet.

Ditën e djeshme Kryeministri egjiptian, Sherif Ismali në një konferencë për shtyp në Kajro u shpreh se “kishin arritur të gjenin trupat e 129 udhëtarëve që humbën jetën në aksidentin e avionit ku ndodheshin 217 udhëtarë dhe 7 perosna nga akuipazh, ku dhe trupat ishin dërguar në morgun, Zeynhom në kryeqytet”. Kryeministri egjiptin ndër të tjera ishte shprehur se kishin gjetur edhe kutinë e zezë të avionit, dhe se nuk kishin gjetur ndonjë provë që të tregonte se avioni ishte rrëzuar nga ndodnjë avari që nuk ishte teknike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button