Gruevski: Me punë të përkushtuar mund të garojmë edhe me më të fuqishmit

Nevojiten njerëz me qëllime të larta, arsimore dhe të motivuar të cilët me gjithë kapacitetin e vet do të investojnë që Republika e Maqedonisë me hapa të shpejtë përpara t’i arrijë të gjitha segmenetet të cilat janë referim i demokracive të zhvilluara evropiane. Përgjigjja e sfidave me të cilat është ballafaquar dhe do të ballafaqohet Maqedonia mund ta japin politikanët e mirë, njerëz me ndjenja, vizion, të cilët e dinë çfarë bëjnë dhe me mundim të punojnë t’i përmbushin qëllimet të cilat i kanë vendosur, porositi kryeministri Nikolla Gruevski në hapjen e akademisë politike “Përforcimi i kapaciteteve të të rinjve dhe grave në politikë”, raporton MIA.

Nëse dëshirohet dhe punohet me përkushtim, tha mund të arrihet shumë dhe të garojmë me më të fuqishmit në botë. “Si dëshmi do ta marr shembullin në raportin e fundit të Duing biznis të Bankës Botërore. Në këtë raport para dhjetë vitetev jo të plota ishim në vendin e 96­të në botë, sot jemi në vendin e 12­të, ndërsa në vendin e gjashtë në Evropë, menjëherë pas Anglisë dhe katër shteteve skandinave. Para dhjetë viteve ishim pas shumë shteteve nga arjoni, ndërsa sot jemi liderë në EJL dhe madje edhe para vendeve siç janë Gjermania, Austria, Franca, Holanda, Japonia…Ky është shembull se nëse dëshirohet dhe nëse punohet me mundim dhe në vazhdimësi mund të arrihet shumë”, tha kryeministri i Maqedonisë. Ai shtoi se nga këto shkaqe VMRO-­DPMNE në vitet mbrapa në mënyrë aktive punon në edukim të vazhdueshëm të kuadrove personale me qëllim, siç potencoi, vendosjen e standardeve të reja dhe më të larta në politikë dhe punën politike në shtetin tonë.

“Akademia shndërrohet në fokus arsimor tradicional të VMRO­DPMNE­së dhe mënyrë përmes të cilës vite mbrapa janë profilizuar një numër i madh i politikanëve. Organizimi i saj është rezultat para së gjithash të angazhimeve tona për sendërtim të vazhdueshëm të partisë dhe sigurim të hapësirës dhe përfshirje të çdo individi të interesuar në jetën politike në Republikën e Maqedonisë. Fokusi ynë i tillë mbetet edhe në të ardhmen me qëllim të vendosjes së praktikave të reja dhe standardeve më të larta në politikë dhe punën politike në shtetin tonë”, theksoi në fjalim kryeministri. Përfshirja e të rinjve dhe grave në politikë dhe udhëheqja, që është temë e sivjetme e akademisë, sipas tij është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe është diçka që VMRO­DPMNE vazhdimisht e praktikon. Si parti, shtoi, preferojmë sistem të grafite të hapura dhe mundësi për secilin jo si frazë të thjeshtë, por kjo është ndër vendimet më të rëndësishme të VMRO­DPMNE­së në periudhën e kaluar. Përfaqësuesi i Fondacionit Konrad Adenaur Johanes Raj theksoi se akademia është mundësi të ndahen përvojat të mësohet shumë. Ne si fondacion, tha, preferojmë të punojmë përmes marrëdhënieve të partneritetit me punë të përbashkët.

“Tetë muaj jam përfaqësuesi i Fondacionit në Maqedoni. Më parë kam punuar në shumë vende të tjera si Malajzia, Mongolia, Gana, ndërsa tani jam përgjegjës edhe për Kosovën. Dhe deri më tani asnjëherë nuk kam përjetuar për zgjidhjen e problemeve të brendshme politike të gjenden ndërmjetësues të huaj, ndërmjetësues, këtë nuk e kam parë. Unë si i huaj dhe si mysafir në këtë vend mendojë se kjo është pak e çuditshme”, tha Raj. Ai shtoi se ky fondacion, i cili është njëri ndër organizatorët e akademisë, dëshiron në këtë mënyrë të ndërtojë ura dhe të bashkojë njerëz përmes rrugës së zbatimit të parimit të partneritetit. Ne nuk jemi këtu, tha, të ulemi në zyrë dhe t’u themi juve çfarë të bëni, por ne gjithmonë punpjmë me partnerë, para së gjithash me partnerë vendas.

“Kur vijmë nga një shtet i pasur si për shembull siç është Gjermania e cila funksionon mirë, kemi tendencë pak të mbajnë ligjërata, ta ngrejmë gishtin e moralit dhe në atë vend ku jemi mysafir t’i tregojmë se çka të bëjë. Ajo nuk duhet të jetë ashtu. Unë këtu kur punoj me partnerë nga Maqedonia mund të mësoj shumë”, theksoi Raj. Konsideron se është sukses i madh i Maqedonisë si demokraci e re ai si i huaj guxon lirisht të jetojë dhe flasë. Organizatorë të akademisë politike, krahas Fondacionit Konrad Adenaur nga Gjermania, janë edhe Instituti “Pavel Shatev”, Fondacioni Eduardo Fraj nga Holanda dhe Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) nga SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button