Ruzhin: Marrëveshja e Përzhinos 80% e punës drejt Bashkimit Evropian

Në qoftë se politikanët e zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinës, në atë rast Maqedonia do të kryente 80 për qind të punës së saj, në rrugën drejt Bashkimit Evropian, deklaroi sonte në emisionin “10 Minuta”, ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin. Sipas tij, ajo çka e frenon Maqedoninë drejt kësaj rruge, janë “bombat” që i publikoi opozita.

“Po të mos ndodhte ky zbulim i madh rreth përgjimeve, mbase do të ishte mundur që diçka të fshihej. Jo vonë thashë se për fat të keq, kam frikë se nuk do të marrim rekomandim. Mendoj se ai rekomandim do të jetë i kushtëzuar”.

Duke folur për rolin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në zgjidhjen e krizës, Ruzhin tha se kritikat që vijnë prej tyre, janë të drejtuara për politikanët dhe jo për popullin.

“Konsideroj se Maqedonia do të jetë një lloj laboratori, një lloj eksperimenti,  shembull se si të zgjidhet ndonjë problem që ekziston në një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e që është nga Ballkani perëndimor.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button