Zimbabve, largohet punonjësja që i dha kësulë të gabuar presidentit

Një punonjëse universitare është larguar nga puna në Zimbabve pasi që i ka dhënë kësulë të gabuar presidentit të shtetit Robert Mugabe i cili po merrte pjesë në një ceremoni të diplomimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, zyrtarët e Universitetit të Zimbabve-s kanë njoftuar se punonjësja Ngaatendwe Takawire do të largohet nga puna pasi që i kishte dhënë kësulë të vogël presidentit 92 vjeçar Mugabe.

Takawira është ankuar ndaj vendimit të universitetit dhe ka aplikuar në gjykatë.

Kësula që ka veshur presidenti Mugabe edhe në ceremoninë e vitit të kaluar ka qenë problem. Menaxhmenti i universitetit për ta shmangur problemin këtë vit ka dërguar kësulë të çdo madhësie në pallatin presidencial.

Por, rojet e sigurisë nuk kishin lejuar që automjeti që i mbanë kësulat të mos hyjë në pallatin presidencial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button