Opozita në Serbi: Shqiptarët e kanë mbështetjen e fuqive botërore

Shqiptarët kanë përkrahjen e tri fuqive botërore për ta bllokuar realizimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu ka thënë kryetari i partisë opozitare serbe “Serbia e Bashkuar”, Dranga Markoviq, raportojnë mediat serbe.

“Kundërshtimin ndaj formimit të Asociacionit të Komunave serbe, të Gjykatës Speciale, shqiptarët nuk po e bëjnë të vetëm”, ka thënë Markoviq, duke kërkuar sqarim për heshtjen e BE-së, transmeton lajmi.net.

“Nuk po deklarohen ata të cilët gjatë gjithë kohës kanë kërkuar nga Serbia të respektojë të gjitha ato që bashkësia ndërkombëtare i kërkon”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button