Has, nëna e 5 fëmijëve i jep fund jetës me armë zjarri

Një grua në Has, nënë e pesë fëmijëve i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike.

41- vjeçarja A.Muhadri, është vetëvrarë me armë zjarri, pas dhunës së vazhdueshme që pësonte nga i shoqi.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se gruaja i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme në banesë në fshatin Vlahën të Hasit, gjatë kohës që edhe fëmijët e saj më i madhi 23 dhe më i vogli 10 vjeç ndodheshin në banesë.

Gjithçka ka ndodhur në një moment kur gruaja është shkëputur nga pjesa tjetër e familjes, për të kryer aktin e rëndë.

Dyshimet e uniformave blu bien mbi të shoqin i cili e dhunonte vazhdimisht për shkak se ishte fanatik, por edhe prej faktit se familja nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike.

Pas krimit të rëndë bashkëshorti i viktimës, Bali Muhadri 49 vjeç, u arrestua nga policia i akuzuar për shkaktim vetëvrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga ana e uniformave blu bëhet e ditur se shkaku i vetëvrasjes dyshohet si rrjedhojë e keqtrajtimit sistematik dhe dhunës dhe fyerjeve, që kanë prekur rëndë dinjitetin e viktimës, e cila ka marrë armën e zjarrit automatik model 56, të cilin i shoqi e mbante pa leje dhe është vetëvrarë në kuzhinën e banesës së saj.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar arma automatik model 56, kalibër 7.62-mm, një gëzhojë, një predhë metalike me ngjyrë bakri, si dhe 25 copë fishekë.

49-vjeçari u arrestua nga policia nën akuzën e veprave penale “Shkaktimi i vetvrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button