Buxheti dhe shqiptarët e Maqedonisë

Buxheti instrument i realizimit të qëllimeve të një shoqërie që planifikon për organizim shoqërore -ekonomiko -social në gjitha sferat e shtetit. Shqiptarët e Maqedonisë edhe sot më 2015 nuk e dinë se sa kontribuojnë në buxhet e R. Maqedonisë, por dhe sa marrin nga ky buxhet. A i kanë projektet imedaiate infrastrukturore për zhvillim shqiptaret në Maqedoni? Sigurisht se po, mirëpo asgjë nuk po bëhet për projektet që risin interesin ekonomik të shqiptarëve në Maqedoni.

Projektet rruga; Tetovë – Prizren, rruga Gostivar – Kërçovë, rruga Shkup- Prishtinë , rruga e Arbërit, Hekurudha Kërçovë – Pogradec, janë projekte vetëm target i fushatave elektorale për ti mbledh votat e jo realizimi konkret i tyre. Këto projekte nuk e dimë a kanë ndonjë fillim për realizimin e tyre, qytetarët me dëshirën më të madhe sigurisht dëshirojnë të dinë secili është fati i këtyre projekteve me rëndësi ekonomike dhe zhvillimore për shqiptaret e Maqedonisë. Prandaj pyetje duhet me të drejt ti drejtohet partisë në pushtet , ministrit të Ekonomisë ose zv. kryeministrave, këta projekte janë: Fazën e projektit të Fizibilitetit, apo të kornizës financiare apo të tenderimit ose nuk janë askund apo kanë fatin e ujësjellësit të Tetovës, shkollës së Sellcës, shkollës së Mateçit, ujësjellësit të fshatit Nerasht, projekte që po të ketë njohuri ndonjë regjisor filmash do të inspiroheshe të bënte film për politikën e keqe. Ndërsa në pozicionet e projektbuxheti 2016, nuk kemi asnjë fjalë për projektet e lartë përmendura.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button