Arrestimi i Albin Kurtit, Policia pagoi mijëra euro

Arrestimi i deputetit Albin Kurti më 12 tetor të këtij viti në Çagllavicë i kushtoi buxhetit të Policisë së Kosovës 4500 euro.

Institucioni që udhëhiqet nga Shpend Maxhuni ka shpallur të premten kompaninë fituese, F-KOD Construction, për ndërrimin e xhamave dhe dyerve hyrëse në stacionin policor qendra në Prishtinë, e cila kompani ka ofertuar me një çmim prej 4500 euro, raporton ‘Infokusi’.

Edhe ky tender i Policisë së Kosovës nuk është zhvilluar nëpërmjet një procesi të prokurimit të hapur, por përmes kuotimit(caktimit) të çmimit.

Përndryshe, arrestimi i Kurtit para më shumë se dy javëve në Çagllavicë, pa një fletarrest nga prokurori, kishte ngritur në këmbë qindra aktivistë të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe partive tjera opozitare, të cilët në shenjë revolte u përleshën me forcat e Policisë dhe thyen me gurë xhamat dhe dyertë hyrëse të Stacionit Policor Qendra në Prishtinës.

Në anën tjetër, forcat policore kishin gjuajtur gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve. Policia ka raportuar se me këtë rast ishin lënduar 14 policë dhe një aktivist i partisë së Kurtit.

Pas presionit të protestuesve, policia vendosi ta lërë të lirë ish –liderin e Vetëvendosje. Ai u deklaroi aktivistëve se ishte shoqëruar pa asnjë udhër –ndalimi dhe se kjo ishte pjesë e skenarit për të ndalur prostetat kundër ndarjes së vijës kufitare me Malin e Zi dhe krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Në këtë protestë ishte arrestuar edhe aktivisti tjetër i ‘Vetëvendosjes’, Ylli Hoxha, i cili edhe më tutje po mbahet në paraburgim, shkruan ‘Infokusi’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button