Tsipras për tragjeditë e refugjatëve: Evropa duhet të turpërohet

Kryeministri grek, Alexis Tsipras shprehu pikëllimin e tij për shkak të tragjedisë së re që ndodhi me refugjatët në Detin Egje, dhe shtoi se Evropa duhet të turpërohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Tsipras i bëri këto kritika ndaj Bashkimit Evropian për shkak se akoma nuk ka gjetur zgjidhje efikase për krizën humanitare. Ai theksoi se vendet perëndimore që kanë marrë pjesë në ndërhyrjet ushtarake në Lindjen e Afërt mbajnë përgjegjësi për ardhjen masive të refugjatëve de emigrantëve në Evropë. Duke folur në Parlamentin grek, Tsipras tha se Deti Egje nuk lan vetëm fëmijët e vdekur, por edhe civilizimin në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button