Organizatat qytetare: Të ndërpritet keqtrajtimi i refugjatëve, të ulet çmimi i biletave

Fondacioni Shoqëri e hapur- Maqedoni, organizata Legis, Shoqata e juristëve të rinj dhe Komiteti i Helsinkut kanë mbajtur një konferencë për shtyp, në Shkup, me anë të së cilës kanë porositur NP Hekurudhat e Maqedonisë dhe Qeverisë së Maqedonisë që të ndërpret politikën diskriminuese kundër refugjatëve që tranzitojnë çdo ditë nëpër Maqedoni, raporton Portalb.

Ata kanë akuzuar ashpër NP Hekurudhat e Maqedonisë për çmimin e lartë të biletave, që arrin deri më 25 euro e që është 3 herë më e lartë se çmimi i rregullt prej 7 eurove.

Ata njoftojnë se, me këtë çmim të biletave për refugjatët NP Hekurudhat e Maqedonisë kanë sjell praktikë që i thyen të drejtat që i përmban neni 29 paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që thotë: “Të huajt në Maqedoni i kanë të siguruar të drejtat dhe liritë në bazë të Kushtetutës, me kusht të jenë të vërtetuara me ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare”.

Kundër kësaj qasje ndaj refugjatëve janë bashkuar vullnetarë, aktivistë, organizata qytetare dhe media. Edhe Avokati i popullit ka dërguar rekomandim për uljen e biletave dhe trajtim të njëjtë ndaj refugjatëve si qytetarë. Por, opinion ende nuk ka marr përgjigje për qasjen diskriminuese ndaj refugjatëve.

Organizatat kanë parashtruar 3 kërkesa ndaj qeverisë. E para, refugjatët të mos diskriminohen dhe të mos u shtohet barra e pagesave të larta për transport. E dyta, nëse nuk mund të lirohen nga pagesat për rrugë, së paku të ulet çmimi i transportit. Dhe, e treta, organet kompetente të shtetit të kontrollojnë punën e njërës prej ndërmarrjeve më të mëdha në Maqedoni e cila pa-arsye ka rritur cmimin e biletave dhe po fiton me vuajtjet e atyre që tranzitojnë në Maqedoni.

Aktivistja për te drejtat e njeriut dhe vollunterja që po ndihmon refugjatët në pikën kufitare të Gjevgjelisë, Mersiha Dervisheviq ka treguar përvojën e saj gjatë kohës derisa po bën aktivitete humane.

“Kushtet e transportit me tren janë jashtëzakonisht të këqija. Vagonat nuk kanë rrymë. organizatorët i stërmbushin vagonët me refugjatë në mënyrë jo-njerëzore. Ne duhet t’i mbrojmë ata, t’u ofrojmë ndihmë. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë”, tha Dervisheviq, informon Portalb.

Edhe Uranija Pirovska ka shpreh shqetësim me qasjen jo-humane të organeve kompetente të Maqedonisë në raport me refugjatët.

“Ne kemi informacione se ende disa polic ushtrojnë dhunë ndaj refugjatëve. Ata po përballen me trajtim joadekuat. Ne si organizatë po mundohemi t’u japim mbështetje juridike dhe sociale”, theksoi Pirovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button