Pas propozimit të Van Hojte, kanë filluar bisedimet për kompetencat e ministrave dhe zëvendës ministrave

Deri më tash nuk ka detaje në lidhje me takimet bilaterale që po i zhvillon lehtësuesi Petar Van Hojte me partitë dhe as lajm për takim eventual sot në mes grupeve punuese. Van Hojte po bën përpjekje me anë të takimeve të debllokoj procesin e dialogut politik.

Portalb ka kontaktuar kabinetin e lehtësuesit Petar van Hojte, por nga aty nuk zbulojnë detaje rreth takimeve, siç i quajnë ata, joformale dhe as ndonjë informacion për ndonjë takim në kuadër të dialogut.

“Takimet bilaterale vazhdojnë, nuk ka ende diçka konkrete”, thonë për Portalb nga kabineti i Van Hojte.

Deputeti i VMRO-DMNE-së Antonio Milloshoski dje ka deklaruar se qëllimi i LSDM është që të humbet rekomandimi i BE-së dhe t’i sjell dëme ekonomike shtetit. Ai ka propozuar që ligji për zgjedhjet të hyjë në procedurë parlamentare, ndërsa për problemet tjera të hapura të vazhdojnë bisedimet.

Akuzave iu ka përgjigjur LSDM. Sipas tyre, VMRO nuk po e respekton marrëveshjen duke bllokuar ekipin e prokurores special Katica Janeva dhe duke mos pranuar zgjedhjen e ministrit për punë të brendshme.

Njëra prej temave që ka stopuar marrëveshjen është kompetenca e dy ministrave (MPB dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale) dhe zëvendësve të tyre të cilët ende nuk janë caktuar.

Propozimi i Van Hojte më mirë precizon kompetencat e ministri të ri për punë të brendshme, i cili në bazë të marrëveshjes është dashur të zgjedhet deri më 20 tetor./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button