A dimë ne të dëgjojmë?!

Të dëgjuarit aktiv dhe me vëmendje është një ndër vetitë më të çmuara te personalitetet që meritojnë respekt për punën dhe veprimtarinë e tyre. Pasi që ata aty ku janë dhe ku kanë qenë-si nivel më i lartë i profesionalizmit dhe respektit, ka ardhur si rezultat i një komunikimi të mirëfilltë interpersonal. Ata kanë ditur dhe dinë të dëgjojnë me vëmendje., të shikojnë me vëmendje, të heshtin aty ku duhet dhe të flasin atëherë kur duhet dhe sa duhet. Jo rastësisht, këta njerëz i duan të gjithë. Jo rastësisht këta njerëz rrethohen nga njerëz të që ndjehen mrekullueshëm kur janë në praninë e tyre, plotësohen me energji pozitive, i largojnë brengat e tyre, relaksojnë veten e tyre, gjejnë zgjidhje problemesh, dhe kështu me radhë. Njerëzit nga ngulfatja e dinamikës në punë, në familje dhe në jetën e tyre në përgjithësi, nuk kanë nevojë për askënd që t’i kritikojë, ti fyejë, shajë, nënçmojë, përbuzë…Njerëzit duan dikën që kur të jenë në bashkëbisedim me ta, të çlirohen nga ajo jetë e stresuar dhe me plotë problem.

Që të jemi më të qartë rreth asaj që bisedojmë, do ti cekim disa mënyra të një komunikimi efektiv. Mënyrat më të vlefshme për të pasur një rreth më të gjerë shoqërore janë:

  • Të shikuarit në sy përderisa personi flet;
  • Të qenurit prezent përderisa personi flet;
  • Të mos dhënit shenjë për gatishmëri për tu përgjigjur;
  • Pritja së paku disa sekonda deri në dhënien e përgjigjes;
  • Të dhënit leje ndaj personit që të flasë i pari;
  • Të çmuarit e asaj që është thënë;
  • Të dëgjuarit e porosisë Brenda porosisë;
  • Mos ndërrimi i temës;
  • Të përgjigjurit duke parashtruar pyetje;
  • Të mos filluarit e një bisede anësore.

Jo vetëm që njeriu i thjeshtë duhet që t’i ketë parasysh këta veti gjatë bisedave që i zhvillon në jetën e tij të përditshme, por pa diskutim këta veti duhet që t’i posedojë një funksionar i lartë politik, shtetërorë, publik; një drejtues i institucioni shtetërorë ose publik; një mësimdhënës, një profesionist i çfarëdo fushe qoftë ai; një student dhe një nxënës; një prindër; dhe gjithë ata që në jetën e përditshme kanë interaksione komunikimi, duke filluar nga niveli më i ulët shoqërore e deri tek ata që mbajnë barrë më të madhe përgjegjësie për atë se si komunikojnë në privat dhe në shoqëri.

Të komunikosh nuk është e thjeshtë, edhe pse shumica prej nesh mendojmë se është e thjeshtë. Të futesh në bisedë me dikë, qoftë edhe fëmijë të jetë, mban një përgjegjësi të madhe. Sepse nga aty do të vëresh se sa është aftësia jote e të komunikuarit. Nga sjelljet e bashkëbiseduesit do të vëresh deri ku je në këtë proces. Nga injorimi ose shoqërimi i tij në të ardhmen do të dish se a ke qenë bashkëbisedues i mirë ose jo i mirë. Nga komunikimi yt do të varet prestigji jot në shoqëri. Dashuria për të ndenjur dhe harxhuar kohën me ty. Kënaqësia që u jep njerëzve kur janë me ty. Dhe përkrahja që ata do të japin ty…E gjithë kjo është në përgjegjësinë e çdokujt prej nesh.

Por, e parashtroj pyetjen: sa nga ne, e posaçërisht theksoj ,Intelektualët tanë, kur bisedojnë me kolegët e tyre të punës, me qytetarët e thjeshtë, me klientët e tyre, nxënësit, familjarët e tyre, kemi kujdes në çështjen e komunikimit efektiv?! Sa prej nesh, i kanë vetitë e lartpërmendura?!

Besoj që edhe nuk i kushtojmë aq rëndësi komunikimit ndërpersonal! Shumë nga ne kur flasin mundohen vetëm të tregojnë autoritet ndaj tjetrit dhe ta mposhtin atë! Shumë nga ne flasin vetëm mos të mbeten pa folur, gjersa fjalët nuk i përpunojnë në mendjen e tyre! Nuk mbajnë llogari për atë se a do e ofendojnë dikë ose jo…!Shumë nga ne, jam e bindur që dëshirojnë të bëjnë rreth shoqërorë duke qenë dominues mbi ta! Por, autoriteti nuk fitohet me fuqi, por duke treguar mençuri. E mençuria qëndron në mënyrën e komunikimit.

Nëse dëshironi që njerëzit të ju çmojnë, duan dhe të jenë përreth jush, atëherë bëheni dëgjues të mirë dhe të sinqertë. Siç thotë edhe Todd Smith “Kur je me të vërtetë duke dëgjuar, ti tregon një interesin tënd për atë që të thuhet dhe ti tregon respekt për i individin që ta thotë atë gjë (When you REALLY listen, you demonstrate your i nterest i n ëhat i s being said and you shoë your respect for the i ndividual saying i t )”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button