OEMVP organizon sesion informativ,”Gratë në biznes dhe qasja te mjetet financiare”

Grupacioni i Grave Afariste, pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perëndimore me datë 30 Tetor (e premte) me fillim në ora 11.00 (në hapësirat e Hotel TCC Plaza në qendër, kati II) do të mbajë sesion informativ me temë “Gratë në biznes dhe qasja te mjetet financiare”.

Ky sesion informativ ka për qëllim fillimisht të mbledh bashkë me një vend të gjitha gratë që merren me biznes dhe ato të cilat synojnë bëhen pjesë e botës së biznesit, duke ju ofruar informata rreth fondeve të ndryshme të financimit për një start-up apo për ngritjen e një biznesi ekzistues. Pikësynimi është që të sjellim me një vend shembuj të suksesshëm të arritjes në biznes dhe ato gra që ngurrojnë të jenë pjesë e këtij qarku, duke ju ofruar informata dhe shteg për të arritur aty.

Grupacioni i Grave Afariste, ngërthen në vete gra të cilat menaxhojnë biznese të suksesshme dhe që janë shfrytëzuese të rregullta të fondeve të ndryshme, të tilla si Fondet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministrisë së Ekonomisë, Bankave investuese, Masave subvencionese qeveritare etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button