Kina dhe Gjermania bien dakord se Siria ka nevojë për zgjidhje politike (VIDEO)

Kina ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për blerjen e 100 aeroplanëve, tip airbus ”A320neo”, në fillim të vizitës së kancelarës gjermane, Angela Merkel në Pekin.

Në këtë vizitë që ka për qellim thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve këtu u fol edhe për krizën në Siri.

Kryeministri kinez Li Keqiang bashkë me kancelarën ranë dakord që duhet gjetur një zgjedhje politike krizës sirianë, transmeton Klan Kosova.

Për gjendjen në shtetin e Lindjes së Mesme te premten pritët të nisin bisedimet në Vjenë ndërmjet ndërkombëtarëve dhe sirianëve. Në bisedime është përfshirë edhe Irani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button