Vazhdon bashkëpunimi i MASH-it me Rrjetin YECC dhe USAID

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot nënshkroi Aneks të Memorandumit për bashkëpunim dhe mirëkuptim me drejtorin e Rrjetit YECC, Gjorgji Kushevski dhe me USAID-in. Ademi theksoi se me nënshkrimin e këtij dokumenti konfirmohet bashkëpunimi i suksesshëm me Rrjetin YECC i cili funksionon më shumë se pesë vjet. Qëllimi i bashkëpunimit është që t’ju mundësoj gjithnjë e më tepër nxënësve të shkollave të mesme dhe të rinjëve të pa punësuar prej moshës 15 e deri në moshën 27 vjeçare aftësi për punësim, njofton Portalb.

Ndihmën të cilën në lëminë e arsimit do ta sigurojë Rrjeti YEEC në disa komuna të përzgjedhura në Republikën e Maqedonisë do të përbëhet nga zhvillimi i programit për përgatitjen për punësim për shkollat e mesme për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë punë dhe ta mbajnë punën , përshtatjen e tyre për inkluzivitetin (përfshirjen) e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e mesme publike dhe implementimi nëpër shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button