Pa verifikime mbesin vetëm qebapët

[Recension: “Me Mercedes për qebapë“]

Çdo lajm që synojnë të shkruajnë gazetarët duhet të niset nga disa pyetje të natyrës hulumtuese me qëllim konfirmimin, në mënyrë që të krijohet një perceptim serioz mbi median dhe gazetarin si profesionistë. Lajmi që po recensojmë nuk ka respektuar asnjë normë informimi,  por autori vetëm ka shënuar komente të tija personale të bazuara në disa fotografi të shkrepura që nuk ka tentuar t’i argumentojë me fakte dhe burime shtesë.

 Me Mercedes për qebapë FAKTE.NETLinku deri te artikulli origjinal:Me Mercedes për qebapë

 Data dhe koha e publikimit: 24/10/2015

 Data e recensionit: 27/10/2015

 Recensuese: Ferikan Iljazi

Ky tekst që informon hyrjen e një makinë në Çarshi të Vjetër, vend ky i siguruar vetëm për këmbësorë, thuajse nuk ka bërë asgjë përveç se të komentojë se “Në çarshinë e vjetër të Shkupit disa mysafir kanë VIP trajtim. Posaçërisht nëse vijnë nga Turqia”.

Autori i tekstit i publikon targat e makinës, dhe vendin ku është parkuar Mercedesi por nuk ka hulumtuar se kush është pronari i makinës, kush është ai që hyn si “person VIP” në Çarshi, dhe kush ia ka lejuar një gjë të tillë.

Autori duhej t’i parashtrojë, fillimisht vetes, disa pyetje që logjikisht do të buronin nga kjo situatë si për shembull se mos ndoshta makina qëndron aty për arsye protokollare, dhe këto hamendje t’i sqarojë duke kontaktuar Komunën e Çairit e cila është përgjegjëse për këtë pjesë të Shkupit.

“Nuk është e qartë se si është futur kjo veturë në çarshi kur dihet se hyrje/daljet janë të mbyllura për vetura”

Autori bën pyetje publike dhe i len të hapura, në vend se të pyes zyrtarët përgjegjës.

Disa ditë pas publikimit të këtij lajmi, i njëjti portal njoftoi mbi vizitën e tashmë “personit të njohur me trajtim VIP në Çarshi” që rezulton të jetë  biznesmeni turk Sharik Tara i cili është takuar me zyrtarët e BDI-së, por sërish nuk ka pyetur nëse takimi ka qenë zyrtar apo jo, vetëm ka vazhduar me akuza se ligjet nuk vlejnë njësoj për të gjithë.

Duket sikur qëllimi i autorit ka qenë që para publikut të mburret se ka pikasur një “kundërvajtje ligjore” që është lejuar nga persona zyrtarë. Por që të bësh detyrën e gazetarit ashtu si e kërkojnë rregullat, duhet të gjurmosh pak më thellë se sa të kap syri për të kuptuar arsyet e ndodhive dhe për të këtë të informohet edhe publiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button