Çfarë thotë gjuha juaj për shëndetin

Gjuha është një ndër pjesët kryesore të organizmit e cila shfaq shumë detaje për shëndetin tonë. Gjuha dhe gjendja në të cilën ajo ndodhet tregon nëse frymëmarrja e tyre mban erë të keqe, thonë dentistët.

“Gjuha që nuk është e njëjtë në të gjithë sipërfaqen fsheh më shumë baktere, të cilat të japin një erë të keqe të frymëmarrjes”, thotë Harold Katz, dentist në “The California Breath Clinics”.

Në librin e tij të fundit, “Bad Breath Bible”, Katz shpjegon se çfarë thotë gjuha juaj për shëndetin, si dhe rastet nga se shkaktohet era e keqe e gojës, që nga vetë pastat e dhëmbëve deri tek dietat me nivel të lartë proteine.

Bakteret shkaktojnë erën e keqe të gojës
Era e keqe është rezultat i miliarda baktereve që shkaktojnë ata, që njeriu i merr nëpërmjet ushqimeve. Proteinat mbeten në gjuhë dhe konvertohen në erë, me bazë squfuri. Në gojën tuaj jetojnë gjithmonë organizma, dhe krahas baktereve të këqija, janë dhe ato të mirat që ju ndihmojnë ti rezistoni mikrobeve dhe të tretni proteinat. Ndërsa bakteret e tjera janë të këqija, dhe mund t’ju shkaktojnë dhimbje fyti apo edhe infeksion veshi.

Si ndikon gjuha në frymëmarrje
Gjuha ka një topografi si hartë. Ndryshimet në këtë topografi mund të ndikojnë dhe në shkallën e frymëmarrjes së keqe. Gjuha që ka shumë çarje ndikon shumë në frymëmarrjen e keqe, pasi siguron një mjedis të përshtatshëm për shumëfishimin e baktereve. Nëse gjuha juaj ka një veshje të bardhe apo të verdhë është si rezultat i këtyre bakterve që lidhen me erën e keqe.

Si ndikon pasta e dhëmbëve te era e keqe e gojës
Çdokush mund të ketë frymëmarrje me erë të keqe, madje dhe ata që janë fanatikë të higjienës së gojës. Por më shumë se sa higjiena orale duhet të kontrolloni ushqimet që hani, ilaçet që merrni dhe zakonet tuaja të përditshme që mund t’iu sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e baktereve që shkaktojnë këto erëra

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button