Buxheti i prokurores speciale të hënën në Parlament

Kryetari i këshillit të prokurorëve Petar Anevski akoma nuk e ka ndërmend që të paralajmërojë mbledhje në të cilën do të zgjidhen të gjithë 14 prokurorët e ekipit të Janevës dhe shton se 7 janë të mjaftueshëm për punën e saj.

Gjatë kësaj javë është hapur llogaria për depozitimin e mjeteve për punën e prokurores special Katica Javena, ka bërë të ditur zv kryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavreski. ‘’Janë të siguruara mjetet për punën e saj që duheshin miratuar në mbledhjen e qeverisë. Vendimi për depozitimin e mjeteve mendoj se do të miratohet edhe në seancën parlamentare të caktuar për më 2 nëntor’’, ka thënë Stavreski.

Këshilli i prokurorëve publik akoma mban qëndrimin se janë të mjaftueshëm shtatë prokurorë që i ka zgjedhur për të ndjekur veprat penale për kriminalitet të rëndë që janë zbuluar nga përgjimet. Edhe përkundër apelit nga ambasadorët më fuqiplotë në Maqedoni që të përmbushet kërkesa dhe të zgjidhen gjithësejt 14 prokurorë në ekipin e Janevës, mbledhje për ta kryetari i këshillit nuk e ka ndërmend që ta bëj.

‘’Në këtë moment nuk ka ndonjë gjë të re në lidhje me caktimin e seancës. Deri më tani këshilli i prokurorëve publik ka vendosur dy herë për kërkesat e prokurores speciale’’, ka thënë më tej Anevski.

Këshilli akoma qëndron në atë se për fillim janë të mjaftueshëm që pjesërisht të plotësohet marveshja e Përzhinos dhe sa i përket prokurorisë special Janeva mund të punojë edhe me gjysëm ekipi.

‘’Janë zgjedhur shtatë prokurorë që është e mjaftueshme për fillim të punës. Kërkesa e dytë e prokurores ishte me emra të njejtë dhe nuk ka ndonjë risi tjetër, madje kemi pasur edhe një kërkesë tjetër ku tregonte se do ketë akoma lëndë të reja dhe do ketë mundësi për rritjen e numrit të prokurorëve, por kjo gjë është vendosur pasiqë numrin e prokurorëve e kemi bërë publik tashmë edhe në gazetën zyrtare. Mendoj se për kot gjë bëhet pluhur, prokurorët duhej të jepnin deklaratë zyrtare por ajo bëri apel që mos vijnë, por unë mendoj se është e rrugës që prokuroria special të fillojë me punë ndërsa në të ardhmen të mendojë për rritjen e numrit të prokurorëve’’, ka thënë Anevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button