Ford do të tërheqë 129 mijë automjete për shkak të rrjedhjes së karburantit

Ford do të tërheqë 129 mijë automjete të tipit SUV të madhësisë së mesme në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanada për shkak të problemeve me rrjedhjen e karburanteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania njoftoi se do të tërhiqen modelet Ford Edge dhe Lincoln MKX të prodhuar në vitin 2009 dhe 2019. Në zonat ku gjatë dimrit përdoret kripa për pastrimin e rrugëve mund të ndodhë  ndryshkja e sebratorit të karburantit nën bartësit e forcuar që e mbajnë të bashkuar me automjetin, gjë e cila mund të shkaktojë zjarr.

Megjithatë, Ford ka konfirmuar se deri tani nuk është raportuar asnjë rast i shpërthimit të zjarrit të shkaktuar nga ky defekt. Distributorët do të kontrollojnë sebratorët e karburantit dhe rast nevoje do t’i riparojnë apo zëvendësojnë, pa asnjë kosto për konsumatorët.

Tërheqja përfshin 21 shtete federale amerikane dhe Distriktin Kolumbia, si dhe shtatë krahina kanadeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button