FBI: Vazhdojnë hetimet mbi shkollat që lidhen me Fethullah Gülenin

Vazhdojnë hetimet për krim financiar, nëse shkollat publike që lidhen me Fethullah Gülen kanë pasur marrëdhënie të paligjshme me disa shitës të pajisjeve teknologjike, thonë burimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetimi ka nisur vitin e kaluar me bastisjen e 19 shkollave të cilat funksionojnë si “Concept Schools”, një kompani kjo e vendosur në Illinois për të cilën supozohet se është një rrjet i formuar që njihet si “Organizata Terroriste e Gylenit”, e drejtuar nga Fethullah Gülen.

Urdhri për bastisje i lëshuar nga gjykata nxori në pah dokumente që kanë të bëjnë me marrëveshjet e kompanisë për programin teknologjik federal të subvencionuar që mban emrin “E-Rate” si dhe nxori dëshmi për instalime të rrjeteve kompjuterike.

Programi në vlerë prej 3.9 miliardë dollarë mundëson zbritje të çmimeve në mënyrë që të ndihmohen shkollat të zgjerojnë teknologjitë, telekomunikimet dhe aksesin në internet. Kjo kërkon që shkollat të zgjedhin shitësin me anë të tenderimit.

Agjentja speciale nga zyra e FBI-së në Cliveland, tha se hetimi është në rrjedhë e sipër dhe nëse akuza kthehet prapa kjo gjë do të publikohet nga Zyra e Prokurorit Publik të SHBA-ve, për distriktin Verior të Ohajos. Ajo nuk dha shpjegime shtesë.

Në ueb faqe thuhet se modeli “Concept Schools” përfshinë 30 shkolla që financohen me fonde publike, në shtatë shtete të ndryshme në SHBA.

Të dhënat e gjykatës lidhur me bastisjen të kryer në vitin 2014-të tregojnë se FBI ka kërkuar të marrë të gjitha dokumentet të cilat korrespondojnë me 13 punonjësit e kompanisë, si dhe për vet kompaninë.

Në mesin e kompanive të gjetura në listë janë: “Advanced Solutions for Education of Schaumburg”, “Core Group, Signature Maker Inc” dhe “Sundance International” pronarë të të cilave janë shtetas turq për të cilët besohet se kanë lidhje me lëvizjen e Fethullah Gülen.

Predikuesi me vendbanim në Pennsylvania, akuzohet se ka themeluar  “Organizatën Terroriste Gyleniste” me qëllim të përmbysjes së qeverisë nëpërmjet përkrahësve në gjyqësor, polici, dhe shoqërinë civile, një tentativë kjo për të marrë kontrollin mbi shtetin e Turqisë.

Më 19 tetor gjykata e Stambollit lëshoi një fletë arresti të re për Fethullah Gülen-in pasi aprovoi një aktakuzë prej 1,453 faqesh, ku akuzohet për “tentativë për të përmbysur qeverinë e Republikës së Turqisë, dhe pengim me forcë për të kryer detyrimet e saj ”

Gülen akuzohet edhe për themelim të organizatës terroriste të armatosur e cila do të marrë informacioneve nga shteti, dhe të njëjtat ti përdorë për spiunazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button