Emri apo mbiemri i Maqedonisë është kontestues?

Miq të dashur, Nuk janë teori të konspiracionit por thjeshtë janë strategji dhe interese të fuqive të mëdha botërore, lidhur me ndikimin e tyre në territorin e Ballkanit. Dhe në vijë të kësaj është edhe Maqedonia dhe disa shtete tjera të Ballkanit. Pra, fundi vitit 2015-të dhe viti 2016-të është intervali kohorë kur do të shpërthejnë aspirata politike lidhur me statusin e vendeve përkatëse dhe kuptohet rikonfiguracionit të tyre politik ,juridik dhe territorial.

Shikuar nga ky këndë kemi proklamimin e organizimit të nominuar si plebishit në Republikën Sërpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. BH ishte sistemi politik e juridik i këtij vendi i koncipuar sipas Marrëveshjes së Dejtonit me dy njësi atë boshnjako-kroate dhe Republikën Sërpska. Padrejtësia e ndarjes së kombit shqiptarë, “zajednica” në Republikën e Kosovës, dhuna në Preshevë, etablimi i hapave të qeverisë shqiptare p.sh.( zyrë të përbashkët doganore me Kosovën) etj, statusi i shqiptarëve të Maqedonisë i injoruar nga politikat qeveritare, pa mëdyshje se janë çështje monitorimi dhe analize të fuqive të mëdha për realizimin e politikave për ndikimin e tyre në Ballkan. Pra tërheqja e qytetarëve të Republikës Sërpska nga kjo marrëveshje sipas pyetjes së referendumit do të thotë shkëputje e kësaj republike. Kurse Maqedonia siç dihet tani për tani gjendet në krizën më të thellë politike dhe institucionale kuptohet si rezultat i shpërdorimit marramendës me pushtetin nga qeveria aktuale.

Edhe sikur të mos dështojë Marrëveshja e Përzhinos, obstrukcione dhe probleme do të paraqiten në vazhdimësi. Pra edhe pse Maqedonia njihet me emrin kushtetues nga Uashingtoni, kundrual kontestit me emrin që ka me fqiun jugorë Greqinë, por shikuar politikisht ky problem nuk ka të bëjë shumë me emrin se sa me mbiemrin e këtij shteti. Pra Uashingtoni dhe BE , kanë pasur dhe kanë gjithsesi kapacitetin këtë kontekst ta zgjidhnin ,por është ashiqare se ata s’dinë ç’të bëjnë me këtë shtet, në fakt se ky vend duhet ndarë por ,çështja është se si ?

Nëse pak logjikojmë, emri Maqedoni nuk është kontestues por mbiemri, pra ky territor çfarë shtese do të ketë a do të jetë mbiemri REPUBLIKA apo Republika Veriore apo diçka më ndryshe. Dhe këtë çështje e ka të qartë edhe establishmenti maqedonas se çështja politike dhe historike qëndron këtu, e kësaj përket identitetit kombëtarë askush askund nuk ka mundësi as të drejtë ta ndalojë të ndjehet dhe të deklarohet ashtu siç individua dëshiron dhe ndjehet. Bazuar në këtë teori, dhe prakticizëm të fuqive të mëdha, është më se e nevojshme dhe imanente që në Maqedoni tani shqiptarët të organizuar në parti politike të kenë bashkimin etnik si koalicion e jo bashkim politik.

Kuptohet në këtë bashkim duhet eliminuar hajdutokratët e kupolës aktuale . Nëse këtë gjë nuk e kanë të qartë lidershipet e partive politike opozitare shqiptare në Maqedoni, atëherë ato nuk kanë as sensin politik as njohuri elementare për tu sfiduar me këtë kohë turbulente. Ndërkaq , është çështja e kthjellimit, se shqiptarët e Maqedonisë a do të luajnë rolin e rojtarit mbrojtës të këtij shteti edhe më tutje ?,duke qenë pre e manipulimeve të establishmenteve politike maqedono-shqiptare duke formuar koalicione politike jo për të qeverisur për arritje të plotë të barazisë së shqiptarëve por për vjedhjen dhe sundimin e qytetarëve të këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button