Sërish u protestua para Qeverisë (Video)

.Dorëheqje nga e gjithë Qeveria, duke filluar nga ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, kërkuan edhe sonte protestuesit para Qeverisë.

Protestuesit brohorisnin “”Dorëheqje”, “Vrasës”, “Pa drejtësi nuk ka paqe”, “Nikolla ik”, për shkak se përgjegjësit nuk ndërmarrin përgjegjësi pas vdekjeve të njëpasnjëshme, dhe e vetmja gjë që i ngelet popullit është që të del në rrugë dhe të protestojë.

“Shkak ishin disa raste që përfunduan me vdekje në shtëpitë e shëndetësisë dhe jo në rrugë. Kjo ndodh nga papërgjegjësia direkte apo indirekte e sistemit jofunksional të shtetit dhe përgjegjësit nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar atë. Elida politike ka fuqi të mbajë bisedime të fshehura, dhe jo të dëgjoj zërin e popullit. Ne nuk mund të bjëmë asgjë përveç të dalim dhe të protestojmë”, tha Nikolla Shterjov nga Lëvizja “Solidariteti”

Protestat zgjatën rreth një orë, kurse protestuesit bëjnë thirrje që populli të ngritët në këmbë dhe të tregojë pakënaqësinë në protesta.

Sërish paralajmërohen protesta, kurse sonte ishte protesta e dytë e organizuar para Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button