Është koha që politikanët ta vendojnë gishtin në kokë

Faktori ndërkombëtarë nëpërmes ambasadorëve të pesë shteteve më me influencë në vend; SHBA, Gjermani, Itali, Britani e Madhe, Francë dhe Bashkimi Evropian me anë të një deklaratë të përbashkët u bënë thirrje palëve në procesin e dialogut për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos që të jenë më konstruktiv dhe të bëjnë përpjekje që dialogu të ketë përparim, shkruan Portalb. Sipas njohësve të çështjeve politike kjo thirrje është e fundit nga ana e ambasadorëve dhe se është koha që politikanët “ta vendojnë gishtin në kokë.”

Ambasadori i Britanisë, Çarlls Gareth ka porositur Nikola Gruevskin urgjentisht të veprojë për ta implementuar Marrëveshjen e Përzhinos ndërsa kreun e LSDM-së, Zoran Zaev mos të publikojë “bombat”, sepse sipas tij, qasja e këtillë nuk është në frymën e marrëveshjes në fjalë.

“Duhet të bëhen përpjekje që të shkojnë punët përpara. Nëse nuk ka sukses, atëherë situata do të përkeqësohet, për të gjithë qytetarët. Tani për tani është e rëndësishme që të inkurajohet dialogu, të vazhdojë me punë prokurorja special, le ti zbardh rastet që do të hapet rruga për zgjedhje demokratike. Nëse bllokohen punët, atëherë nuk mund të presim zgjedhje të lira. Fakti që ata nuk dolën me lajm të mirë se procesi është debllokuar, do të thotë se punët po shkojnë keq. Politikanët duhet ta vendojnë gishtin në kokë”, tha për Portalb profesori universitar dhe ish ambasadori Denko Maleski.

Për kryetarin e Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani me rëndësi është se tanimë faktori ndërkombëtarë ka drejtuar gishtin ka bllokuesit e marrëveshjes.

“Tani, për dallim nga herët tjera, ndërkombëtarët janë më të qartë në atë se kush pengon të mos zbatohet marrëveshja. Këtu definitivisht është e qartë se VMRO-DPMNE-ja bënë obstruksion. Ajo që është me rëndësi është se pas kësaj nëse vazhdon VMRO-DPMNE me të njëjtën tempo ta pengojë procesin, atëherë pasojat mund ti bart vetëm VMRO-DPMNE-ja”, theksoi për Portalb Ramadani.

Ramadani shton se Gruevski dhe udhëheqësia e tij janë të gatshëm t’i bëjnë shërbime putinizmit, për të krijuar situatë kaotike këtu në Maqedoni, duke menduar se mund ta shpëtojnë veten.

“SHBA dhe BE besoj se do të jenë të kujdesshme që nuk do t’ia japin këtë shans VMRO-DPMNE-së. Kështu që mendoj se ndërkombëtarët së bashku me frontin opozitar në Maqedoni do t’ia dalin”, përfundon Ramadani./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button