Ministri i Jashtëm i Kubës jep dorëheqje pas 26 vjetësh

Ministri kuban i Punëve të Jashtme, gjenerali Abelardo Colome, një figurë historike e revolucionit kuban, ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore pas 26 vjetësh në atë pozitë.

Këshilli Shtetëror i Kubës me një komunikatë shtypi ka njoftuar se presidenti Raul Castro e ka pranuar dorëheqjen e Colomes, të cilin e ka quajtur hero kombëtar.

Colome ka luftuar krah për krah me vëllezërit Fidel dhe Raul Castro kur në vitin 1959 e përmbysën diktatorin Fulgensio Batista. Ai ka qenë edhe deputet në parlamentin kuban.

Ministër i ri i jashtëm i Kubës është gjenerali Carlos Fernandes Gondin (77), i cili deri tani ishte zëvendësministër i parë.

Colome në komunikatën të shkruar me 21 tetor, por të publikuar mbrëmë, ka shkruar:

“Prej 76 viteve të jetës, 60 ia kam kushtuar revolucionit dhe derisa të jem gjallë do të jem ushtar në shërbim të tij dhe ushtar i Partisë Komuniste e cila më arsimoi. Por, kohët e fundit ndjej se shëndeti nuk më shërben më aq mirë dhe e quaj për obligim që të dorëzoj dorëheqjen time zyrtare nga funksionet e larta politike, shtetërore dhe ushtarake”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button