Studentët protestuan kundër një politikani racist në Bullgari

Qindra studentë në Sofje të Bullgarisë kanë protestuar Partinë ATAKA dhe liderin, Volen Siderov, të cilët mbrojnë politikat e shtetit të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Studentët e mbledhur para ndërtesës së parlamentit duke marshuar drejt qendrës së qytetit kanë brohoritur me sllogane kundër Volen Siderov i cili ka bastisur Teatrin Kombëtarë dhe Akademinë e Artit të Kinemasë (NAFTIZ).

Duke ardhur para ndërtesës NAFTIZ studentët e organziuar përmes rrjeteve sociale kanë duartrokitur në mbështetje të shokëve të tyre të cilët ishin dhuanuar nga Siderov.

Pasi kryeprokuroria bullgare i dërgoi parlamentit kërkesën për heqjen e imunitetin të Siderov dhe deputetit Desislav Çukolov, studentët kanë kërkuar që dy deputetët të arrestohen menjëherë me arsyen se “përbëjnë kërcënim shoqëror”.

Protestuesit më pas janë drejtuar drejt ndërtesës së Televizionit Alfa organi mediatik i Partisë ATAKA, dhe pasi mbi 100 policë vendosën kordonin e sigurisë studentët kanë përfunduar protestën këtu.

Siderov pas një bastisjeje në NAFTIZ kishte sulmuar këtu studentët ku edhe gjatë përleshjes kishte pësuar goditje në fytyrë.

Lideri rracit Siderov kishte pretenduar se kryeprokurori i vendit, Sotir Tzatzarov dhe Kryeministri, Boyko Borisov, po përpiqen të ndërmarrin atentat ndaj tij.

Për shkak se parlamenti ndodhet në një pushim të përkohshëm për arsye të zgjedhjeve në Bullgari kërkesa për imunitetet e deputetëve pritet të shqyrtohet në seancën e parë që do të mbahet me 4 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button