AAG: Anesteziologët e dehur të Gjevgjelisë të dënohen konform ligjit

Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) shpreh shqetësim të thellë në lidhje me rastin e fundit të  humbjes së jetës së një nëne dhe foshnjes së saj në Spitalin e Gjevgjelisë, njofton Portalb.

AAG bën thirrje deri te organet kompetente që në kohë sa më të shkurtë të zbardhen arsyet që çuan në vdekjen e pacientes dhe foshnjës së saj të palindur.

Përveç kësaj, edhe në rast të zbulimit të shkaqeve tjera të vdekjes, anesteziologët që kanë operuar duke qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike, të mbajnë përgjegjësi për veprën e tyre dhe të dënohen konform ligjit.

“Një tragjedi e këtillë na prek thellë të gjithëve, së pari si qenie njerëzore, dhe për më tepër ne, si gra dhe nëna. Prandaj, apelojmë edhe deri te të gjithë punonjësit shëndetësor që të mos harrojnë seriozitetin e punës së tyre dhe shenjtërinë e jetës njerëzore. Puna e mjekut është e shenjtë, andaj edhe duhet të bëhet me seriozitet maksimal”, thuhet në deklaratën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button