Strukura e një lajmi është po aq e rëndësishme sa dhe informacionet

[Recension:”Gruevski më tepër e ndëgjon Tadicin, se ambasadorin Bejli. Gjysma e popullit do të ngritet në këmbë?!]

Gazetari kur shkruan një lajm duhet të bëjë të qartë ndarjen se cila është pjesa e tij, e ku fillon qëndrimi i analistit që e ka kontaktuar. Autori i këtij teksti që po recensojmë nuk ka bërë ndarje të qartë se ku fillon e mbaron mendimi i tij, pasi në paragrafin  e dytë në fund shkruan se ky është vlerësim i analistit ekonomik, Isen Ibraimi, por nuk bëhet e qartë se ku fillon ai.

Gruevski më tepër e ndëgjon Tadicin se ambasadorin Bejli.Gjysma e popullit do të ngritet në këmbë – tetova1.comLinku deri te artikulli origjinal: :”Gruevski më tepër e ndëgjon Tadicin, se ambasadorin Bejli.Gjysma e popullit do të ngritet në këmbë?!”

Data dhe koha e publikimit: 22/10/2015

Data e recensionit: 23/10/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Titulli nuk është prezantim i përmbajtjes së tekstit por një koment i gazetarit. Teksti fillon me kritika dhe akuza drejt kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe Bashkimit Evropian. Lexuesi e fillon atë me idenë që po lexon një lajm por shumë vonë e kupton që po lexon opinionin e analistit ekonomik, Isen Ibraimi.

Bashkimi Evropian gjatë 9 viteve të fundit ka financuar qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili ka realizuar projekte monoetnike dhe monofetare në Maqedoni.80 përqind e maqedonasve kanë marr kredi. Vetëm 2 muaj të ndëpriten rrogat në Maqedoni i gjithë populli del në rrugë për shkak se aktivizohen hipotekat nga bankat komerciale. Projekti mbi 300 milion euro “Shkupi 2014”, partizimi i administratës, policisë, ushtrisë, gjykatave, prokurorive, shëndetësisë, kulturës, ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit, manipulimet me pensionistët, studentët, subvencionet për bujqitë janë vetëm disa nga projektet e VMRO-DPMNE-së të drejtuara nga kryeministri, Nikolla Gruevski që janë financuar kryekëput nga Brukseli zyrtar, vlerson për Zhurnal, analisti ekonomik, Isen Ibraimi”

Më tej autori vendos në thonjëza deklaratën e analistit ashtu siç do duhej prej në fillim por fillimi i tekstit e huton lexuesin.

Gazetari duhet ta bëjë tekstin të thjeshtë dhe të bëjë ndarje të qarta e të mos lejojë që lexuesit të mundohen për ta kuptuar. Ai gjithashtu duhet të jetë i qartë, i shkurtër dhe i thjeshtë në mënyrë që të evitohen edhe reagimet apo vërejtjet publike.
Struktura e një lajmi është po aq e rëndësishme sa edhe vetë informacionet që përmban lajmi. Një tekst pa strukturë sjell konfuzion dhe bën që lajmi të keqkuptohet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button