Nano Ruzhin: Gruevski dhe elita qeverisëse nuk janë të interesuar për anëtarësim në BE

Dita-ditës pritet, se kur do të publikohet raporti i progresit, ndërkaq sa do të jetë ky raport pozitiv apo negativ, ngelet ta shohim.

Megjithatë, në një prononcim, për Alsat-M, profesori universitar, Nano Ruzhin, është shprehur se nuk pret ndonjë progres pozitiv, duke shtuar se për këtë është fajtor pushteti në krye me Gruevskin që nuk janë të interesuar të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Kjo është forma më beninje për ndëshkimin e Maqedonisë për pushtetin e papërgjegjshëm. Megjithatë më së shumti na shqetëson ajo që shohin ditët e fundit te mediat pro-qeveritare, se as Gruevski dhe as elita qeverisëse nuk janë të interesuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian për kapërcimin e kësaj problematike, dhe afrimin e vendit drejt BE-së, ata bëjnë thirrje për barrikada, se nuk guxojnë që BE-ja apo subjektet e jashtme të qeverisin me vendin”, tha Nano Ruzhin.

Raporti i progresit për vendet kandidate mund të shtyhet edhe këtë javë. Jozyrtarisht Komisioni Evropian pret përfundimin e zgjedhjeve të 1 nëntorit në Turqi, me qëllim që të shpalos paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e Ballkanit përfshi Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button