BMW M2 vjen në vitin 2015

Prezantimi i fundit i BMW M235i duket se nuk do të jetë pjesë e serie 2. Prodhuesi bavarez ka plane më të mëdha në prodhimin e modelit të M2.

Modeli prezantuar më parë ishte përpiluar nga Virtuel Car, dhe ishte spekuluar se ky është modeli i ri i familjes M. Por BMW deri më tani e ka mbajtur të fshehtë modelin dhe prodhimin e M2. Provën e vetme që ata e kanë konfirmuar deri më tani është prodhimi i M2. 

Fuqia motorike besohet se vjen nga motori me 3.0 litra dhe gjashtë cilindra që prodhon plot 350 KF. Dhe falë kësaj fuqie, kjo veturë do të ushtroj shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 4.6 sekonda. BMW M2 pritet të lansohet zyrtarisht në fund të vitit 2015 dhe do të kushtoj afro 45 mijë funte.

Lajme të ngjashme

Back to top button