Pavlopulos: Karakteri grek i Maqedonisë është i dukshëm

Të rrojë Selaniku, kryeqyteti i përjetshëm i Maqedonisë, me këto fjalë presidenti grek Prokopis Pavlopulos sot në Selanik e uroi Shën Dimitrij i Selanikut, që njëheri është festë e qytetit, informon MIA.

Pas liturgjisë solemne në kishën “Shën Dimitrij”, Pavlopulos dha deklaratë për mediat në të cilën nuk e lëshoi mundësinë që të përsërisë se “Maqedonia është greke”. Sipas tij, “sot, më shumë se kurdo qoftë, janë të rëndësishme dy mësime për helenizmin”.

“Në vend të parë është mësimi nga karakteri i dokshëm, dhe domethënë të karakterit implicit grek të Maqedonisë”, deklaroi Pavlopulos duke shtuar se Shën Dimitrij “e ka mbrojtur pikërisht këtë, posaçërisht kundër sllovenëve që në shekullin 6”, ndërsa kulminacioni i kësaj mbrojtjeje, sipas presidentit grek, ka qenë çlirimi i Selanikut gjatë Luftërave ballkanike 1912

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button