RDK: Pa zgjidhje nuk ka zgjedhje

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se kriza politike në vend çdo ditë është duke u thelluar edhe më tepër dhe për këtë arsye kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë palëve të involvuar, me ndërmjetësim të fuqishëm ndërkombëtarë.

Ky angazhim, sipas tyre, duhet kryesisht orientuar në respektimin maksimal të marrëveshjes së Përzhinos dhe implementimit të rekomandimeve të raportit Pribe, dhe jo të mendojnë për zgjedhjet sepse zgjedhje nuk do të ketë nëse nuk ka zgjidhje të gjithë kësaj krize të thellë politike.

Rilindja Demokratike Kombëtare rithekson edhe njëherë se vendi gjendet para një momenti sfidues në mes rrugës së kaosit që nënkupton mungesën e sundimit të ligjit, dhe rrugës euroatlantike që nënkupton rikthimin e sundimit të ligjit nëpërmes respektimit maksimal të marrëveshjes së Përzhinos dhe rekomandimeve të raportit Pribe.

“Aktorët politik vendas duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se koha e atyre që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje ka përfunduar dhe prandaj sa më shpejt të pranojnë këtë fakt aq më mirë do të jetë për vendin në përgjithësi. Rruga e vetme është zgjidhja e të gjitha problemeve të hapura dhe jo zgjedhjet”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button