Dhejtëra të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga tërmeti në Afganistan

Si pasojë e një tërmeti 7.5 ballë në malet Hindu-kush të Afganistanit mësohet se në Afganistan dhe Pakistan sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën të paktën 12 persona dhe janë plagosur 100 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e kërkim-shpëtimit në rajonin Hayber-Pahtunhva, në veriperëndim të Pakistanit, ku dhe është ndjerë më shumë tërmeti  kanë theksuar se se të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa drejtori i njësisë së Menaxhimit të Emergjencave Kombëtare në Badahshan, Abdullah Humajun Dehkan, ka informuar se në rajon disa ndërtesa janë shembur dhe se se ka humbje të jetëve, por nuk ka dhënë shifra.

Ndërsa televizioni shtetëror i Pakistanit ka njoftuar se në rajonin Kasur një persona është hedhur nga çatia gjatë tërmetit dhe si paosjë ka humbur jetën.

Si pasojë e tërmetit në Kabul dhe Islamabad populli nga paniku ka dalë në rrugë ku dhe trafiku është bllokuar si dhe në shumë qytete mësohet se është ndërprerë energjia elektrike.

Kryeministri pakistanez, Navaz Sherif, ka thënë se do të përdorin të gjitha burimet për ti dhënë çdo ndihmë të nevojshme të prekurve nga tërmeti.

Ndërsa Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u shpreh se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ndihmë ndaj Afaganistanit dhe Pakistanit.

Në anën tjetër İsmail Songür, përfaqësuesi i shoqatës humanitare IHH për Pakistanin ka theksuar se kanë nisur pregatitjet për punimet e kërkim shpërtimit dhe të ndihmave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button