Ironia krijon konfuzion

[Recension: “Ahmeti ka dalë prej BDI-së, ende nuk e ka informuar anëtarësinë”]

Një gazetar nuk mund të ironizojë me personalitetin e një personi publik dhe tekstin e tij ta paraqesë sikur të jetë lajm. Krijimi i lajmit ka disa rregulla dhe ironia e përdorur në të nga ana e gazetarit është jashtë të pranueshmes. Ironia dhe kritika duhen përdorur, por në gjini të tjera të gazetarisë. Kur irona përdoret në një lajm, ai humb nga qëllimi për informim të drejtë.

Lajmpress - Ahmeti ka dale prej BDI-se, ende nuk e ka informuar anetaresine 1Linku për te artikulli origjinal: “Ahmeti ka dalë prej BDI-së, ende nuk e ka informuar anëtarësinë?”
Data e publikimit: Tetor, 2015
Data e recensionit: 23.10.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli është kontradiktor me realitetin prandaj lexuesi shpejt e kupton që bëhet fjalë për ironi. Ai thotë që Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së ka dalë, që d.m.th. është larguar nga BDI dhe ende nuk i ka njoftuar anëtarët e saj. Kështu që, mesazhi që i përcillet publikut është se bëhet fjalë për një shaka të gazetarit për të ironizuar me qëndrimet e persononit në fjalë.

“Ali Ahmeti vetëm formalisht figuron si kryetar i BDI-së, sepse që nga viti 2010, kur është bë pjesëmarrës në ndërtimin e projektit “Shkupi 2014” ka kaluar në radhët e një partie tjetër. Vetë Ahmeti thotë se projekti “Shkupi 2014”, si projekt më i madh të cilin e ka realizuar sa është në koalicion me Gruevskin, është projekt i PDSH-së, që logjikisht do të  thotë se nga viti 2010 kur filloi të realizohet projekti në fjalë, Ahmeti ka kaluar në radhët e PDSH-së.”

Autori u referohet qëndrimeve të Ali Ahmetit të bëra në emisionin “Të paekspozuarit” por nuk e ka potencuar këtë. Ai ka marrë si shkas këtë deklaratë për t’i prezantuar publikut ironin e qëndrimeve kontradiktore por nuk i ka pasqyruar këto qëndrime si të plota me qëllim që lexuesi të mund të kuptojë më mirë qëllimin e gazetarit.

Shkaku që sipas autorit tregon se Ali Ahmeti është në rradhët e PDSh-së (normalisht në kuadër të shakasë në të cilin është shkruar teksti) është;

“Me siguri ju kujtohet biseda me Tahir Hanin në njërën prej bombave të opozitës, ku ai kërkon nga Ahmeti të intervenojë te Janakievski i cili nuk ka dashur të dëgjojë për përgatitjen e fizibilit studimit për rrugën Tetovë-Prizren, premtim parazgjedhor i vetë Ahmetit (ishin në pyetje 200-300 mijë euro). Deri sa nuk ka realizuar këtë premtim të BDI-së, por ka realizuar projektin 500-600 milionësh “Shkupi 2014” për të cilin thotë se është i PDSH-së, lirisht mund të thuhet se Ahmeti është funksionar i PDSH-së e jo i BDI-së.”

Është shumë e arsyeshme që të analizohet një intervistë përshkak të interest publik që ajo ka. Por autori nuk mund të marrë edhe rolin e gazetarit edhe rolin e analistit sepse lajmi merr tone shumë subjektive. Ekspertët e fushës dhe njohësit e mirë të rrethanave dhe të kronologjisë së ngjarjeve do të mund të jepnin një pasqyrë shumë më të plotë mbi zhvillimet politike dhe të vlersonin nëse qëndrimet e Ahmetit janë të pranueshme.

Një gazetarë assesi nuk mund të bëjë një apel të këtillë në një tekst që e konsideron si lajm;

“Nëse është parti serioze, kryesia e BDI-së duhet të mbledhet dhe të shkarkojë Ahmetin bashkë me Xhaferin, ose së paku të dalë me sqarim (si shumë herë deri tani), se Ahmeti është nxjerrë nga konte(k)sti.”

Teksti është i mbushur me subjektivitet të skajshëm dhe komente nga autori. Nëse teksti do të ishte opinion, atëhere gjithçka do të ishte e qartë para publikut. Por si i tillë, nuk mund të përbëjë një lajm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button