Bosnjën e çliruan shqiptarët

Ka qenë disa vite ambasador i Bosnjës në Shqipëri. Por, qëkur është mbyllur Ambasada në Tiranë Muharrem Zejnullahu merret kryesisht me çështjen e shqiptarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, njofton Zëri.

Thotë se Bosnja po ndjek politika të çuditshme dhe diskriminuese në raport jo vetëm me kosovarët, por me shqiptarët në përgjithësi, derisa, sipas tij, po kërkohet ndihmë e vazhdueshme nga Shqipëria kur janë në pyetje integrimet.

Sipas Zejnullahut, në çlirimin e Bosnjës luftuan mbi 3000 ushtarë, prej të cilëve 35 ishin komandantë të njësive të ndryshme.

“Në Sarajevë në vitin 1971, sipas statistikave zyrtare të regjistrimit, kanë qenë diku rreth 18 mijë banorë shqiptarë. Tash mundeni ta merreni me mend sa numër impozant është ky vetëm për Sarajevë. Dhe nuk ka qytet dhe vendbanim urban në Bosnjë që para agresionit të vitit 1992 nuk ka pasur shqiptarë. Dhe në vitin 1992 në Sarajevë kanë qenë të regjistruar 10 mijë njerëz me origjinë shqiptare. Çdo i dyti dyqan ka qenë shqiptar. Me Kushtetutën e vitit 1974 një numër i afaristëve kishin lëshuar Bosnjën dhe ishin kthyer në vendet e tyre në Kosovë”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button