Parlamentarët rusë pretendojnë se Asadi është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme

Presidenti sirian, Bashar Asad është takuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, me një delegacion të përbërë nga parlamentarë rusë. Ndërkohë pretendohet se Asadi është shprehur se është i gatshëm të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputeti i Partisë Komuniste, Aleksandır Yushenko i cili ndodhej në delegacionin që u takua me Asadin në Damask në një deklaratë për shtypin rus ka deklaruar se: “Asadi është shprehur se nëse populli sirian do ta shikojë të nevojshme dhe sërish nëse populli do të dëshironte mund të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ai është i gatshëm të zhvillojë zgjedhje të parakohshme”.

Yushenko, ndër të tjera ka theksuar se Asadi ka shprehu falënderimet ndaj parlamentarëve rusë për mbështetjen e dhënë. Bëhet e ditur se Asadi ka pohuarr se do të kenë nevojë për Rusinë në rimëkëmbjen e Sirisë dhe iu ka bërë thirrje për bashkëpunim kompanive ruse.

Më parë ishte njoftuar se një delegacion i përbërë nga parlamentarë rusë me 23 tetor ishte nisur drejt Sirisë për tu takuar me Asadin. Ndërsa me 20 tetor Asadi kishte kryer një vizitë në Moskë ku u takua me Presidentin rus, Vladirimi Putin, ku u njoftua se kishin diskutuar zhvillimet në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button