Georgievski pesimist për Marrëveshjen e Përzhinos

Me zhvillimet e fundit Maqedonia u bë njollë e zezë në Ballkan, deklaroi lideri i partisë VMRO-popullore, Lubço Georgievski – në emisionin “10 minuta” pranë televizionit 21.

Ai shprehu pesimizëm në lidhje me përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Georgievski parashikoi se betejat ndërpartiake do të jenë edhe më të nxehta.“Në 2-3 ditët e fundit kam një ndjenjë pesimizmi. Kjo ndjenjë po bëhet më e madhe edhe pas asaj që e pashë mbrëmë. Kam një ndjenjë se Marrëveshja e Përzhinos ka më shumë gjasa të dështojë sesa të ketë sukses. Për mua kjo do të thotë katastrofë e madhe. Konsideroj se këto nuk do të duhej të quheshin kërcënime, po tërheqje vërejtjesh nga ana e faktorit të jashtëm. Të paktën për ato që kanë të bëjnë me Maqedoninë do të realizohen dhe kjo nënkupton largim të shtetit nga integrimet euro-atlantike”, thotë ish-kryeministri dhe ish-kryetar i partisë në pushtet.

Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë në situatën që është tani, tha Georgievski, duke theksuar se edhe në kohën e konfliktit të armatosur vendi i ka qëndruar besnik rrugëtimit euro-atlantik. Sipas tij, po bëhet fjalë për tejkalimin e suitave të liderëve të partive më të mëdha politike.“Tani edhe njëra palë edhe tjetra po luajnë për jetë ose vdekje. Opozita po nxjerr gjithçka që ka, kurse pushteti nuk ka argument tjetër: o do të luftojë deri në fund, o do të duhet të shkojë në burg. E tërë situata është shumë shqetësuese”, vlerëson Georgievski

Lideri i VMRO-Popullore konsideron se po qe se në dy-tri ditët vijuese arrihet ndonjë marrëveshje, kemi gjasa të vazhdojmë përpara, përndryshe, siç tha Georgievski, do të hyjmë në binarë pa fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button