Nëna dhe vajzat që nuk i presin kurrë flokët (VIDEO)

Tere Lynn Svetlecich Russell është mamaja 43-vjeçare e pesë fëmijëve. Ajo dhe tre vajzat e saj, njihen ndryshe si ‘familja Raperonzolë’ e Illinois. Tere Lynn kishte flokë të gjatë e të dendur që kur ishte e vogël.

Tani, tre vajzat e saj po ndjekin hapat e nënës së tyre. Flokët e Tere Lynn janë 190 cm të gjatë, gati dy metra, vajza e saj më e madhe, Callan, i ka gati 95 cm të gjatë, Cendalyn 92 cm dhe më e vogla, Cesney, i ka 69 cm.

Tere Lynn shprehet se ishin flokët e gjatë, ata që joshën bashkëshortin e saj Chip. “Ajo kishte flokë të mrekullueshëm. Kjo ishte diçka shumë tërheqëse për mua”,- thotë ai edhe sot e kësaj dite.

Secila prej vajzave Russell, përdorin çerekun e shampos sa herë që lajnë flokët. “Vajzat e mia i lajnë flokët me shampo dhe unë qëndroj aty me kokën e dushit në dorë. Por unë nuk i laj brenda në dush. E kam provuar një herë dhe flokët m’u rënduan aq shumë sa u rrëzova në tokë.” tha ‘mbretëresha’ e flokëve të gjata.

Flokët aq të gjatë ia vështirësojnë veprimet vajzave, por i ka siguruar disa çmime në konkurse të ndryshme. Vajza më e vogël, Cesney, e ka shprehur disa herë dëshirën për të prerë flokët, por sapo gjërat bëhen ‘serioze’ tërhiqet mbrapsht.

Tere Lynn sidoqoftë nuk ka ndërmend t’i detyrojë vogëlushet e saj të mbajnë flokë të gjata, nëse nuk i duan, mund t’i presin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button